Home / Opinion / Këmishëziu Vulin dhe Rasti “Panda”

Këmishëziu Vulin dhe Rasti “Panda”

Shkruan: Halil Matoshi

1. Fashisti Aleksandar Vulin, një rom që shitet si serb i madh (që e mohon etnicitetin e tij!?) duke dashur me polemizu me Ministren e jashtme kosovare, Meliza Haradinaj, e paska permend “Shtëpinë e verdhë“ fantome, e cila u zbeh edhe në imagjinatën morbide të senilit Dick Marty dhe u fshi – befasisht – nga aktakuza e Gjykatës Speciale si konstrukt fantom i tij dhe rusit Kosaćev si dhe rastin “Panda”, për të cilin vet shefi i tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić kishte thënë se “e kanë bërë tanët” për ta akuzu UÇK-në!?

Vučić, atëherë zv/kryeministër tha:

“… ashiqare nuk ka lidhje me shërbimin sekret britanik apo cilindoqoftë, frikësohem dhe e kam zor ta them, cili është dyshimi jonë dhe ç’kahit i frikësohemi ne.”

2.

Lideri opozitar Vuk Drašković hapur e ka akuzuar shërbimin sekret UDB-a për vrasjen e të rinjve serbë në Pejë, ndërsa Vučić në dy raste, më 2013 dhe 2014 kishte thënë se “nuk ka fakte se shqiptarët i kanë vra të rinjtë serbë”.

3.

E dyshime ka hedhë edhe Nataša Kandić, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, duke qenë se Peja më 1997 ishte nën kontroll të plotë të MUP-it serb, njësitit vrasës lokal “Munja” dhe Forcave të Milorad Ulemak-Legija.

4.

Se vrasjen e kanë kryer shqiptarët, e ka mohuar edhe baba i të riut të vrarë Zoran Stanojević.

Të gjitha burimet serbe thonë se vrasës janë njerëzit e Legisë me urdhër të shefit të DB-së Marković.

Kurse ky fashisti Vulin, duke luajtur rolin e një serbi të madh, dëshmon inferioritetin e tij prej një qyqani veshun në të zeza.

Që mundohet ta fshehë prejardhjen e tij, duke u shitë më serb se secili serb tjetër.

Ai edhe mund të konvertohet në serb, por njeri e qytetar normal nuk bëhet kurrë!?

Monstrum.

Check Also

Përtej distopisë mediatike

Nga Salvatore DODA- 91% e 74.200.000 votuesve të Donald Trump-it shprehen se do ta rivotojnë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =