Home / Aktualitet / Këmbëngulja e UGSH detyron qeverinë të vaksinojë gazetarët e terrenit

Këmbëngulja e UGSH detyron qeverinë të vaksinojë gazetarët e terrenit

Ndërkohë që javën e shkuar, pas apelit më të fundit të UGSH, për të përfshirë në vaksinim edhe kontigjentin e grupeve mediatike të terrenit, ministria e Shëndetësisë reagoi pozitivisht me kthimin e përgjigjes se do ta konsideronte sa më shpejt thirrjen sugjeruese të Unionit të Gazetarëve, ditën e sotme lajmin konfirmuese ka dhenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kontigjenti i parë i gazetarëve është vaksinuar mesditën e të premtes, ndërkohë që masivisht do të vijoj ditën e nesërme dhe jo vetëm për gazetarët e kryeqytetit por edhe ata të rretheve.

Lidhur me marrjen në konsideratë të apelit të UGSH, Aleksandër Çipa, kryetari i këtij grupimi, më i madhi dhe më autoritari i këtij lloji, vlerësoi iniciativën e institucionit të shendetësisë. / Arberianews.net

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 12 =