Home / Aktualitet / Katër herë eksploziv banesës në Fushë Krujë, ja kush është pronari

Katër herë eksploziv banesës në Fushë Krujë, ja kush është pronari

Fshati Halil i Fushë Krujës eshtë tronditur mbrëmjen e së dielës nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një sasi e konsiderueshme tritoli ka plasur te banesa në pronësi të Arben Pëllumbit.

Burime  kanë konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, dhe kjo ështe hera e katërt që banesa e familjes Pëllumbi dhe jeta e anëtarëve të saj rrezikohet nga shpërthimet me eksploziv.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk janë shkaktuar viktima apo të lënduar, sepse familjarët janë larguar në Krujë disa muaj me parë, pasi i druheshin pikërisht përseritjes së tëntativës për t’i dëmtuar.

Ndërkohë, dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi në banesë janë të shumta. Dëme materiale ka patur edhe në shtepitë pranë asaj të Pëllumbit, të natyrës thyerje xhamash, por edhe dëmtim i dyerve dhe dritareve.

Brenda pak muajve, Pëllumbit i është vendosur disa herë eksploziv. Hera e parë ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.

Në dy rastet e para kryefamiljari Arben Pëllumbi ka ngritur dyshime se shkak mund të jetë një miqësi e prishur disa vite më parë, ndërsa tritol pak muaj më parë iu vendos edhe vëllait të tij.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e dine se nga i vinë këto sulme, por kërkojnë që policia të marrë masa të menjëhershme e të vendosë para përgjegjësisë autorët.




Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =