Home / Aktualitet / Katastrofa natyrore në Seman dhe Shkumbin/ Gjobiten subjektet që nxirrnin inerte nga lumenjtë

Katastrofa natyrore në Seman dhe Shkumbin/ Gjobiten subjektet që nxirrnin inerte nga lumenjtë

Dy subjekte janë ndëshkuar me nga 2 milion lekë për shkak se akuzohen se kanë nxjerrë inerte pa leje nga shtratet e lumenjve Seman e Shkumbin.

Njoftimi është dhënë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Njoftimi i IKMT:

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Check Also

Dialogu Kosovë-Serbi, flet zëdhënësi i KE: “BE s’ka interes për zvarritje, interesi është që …”

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë mbi deklaratat e palëve të bëra në lidhje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 20 =