Home / Aktualitet / KAS rrëzoi fletën e votimit me emra, reagon Yuri Kim: Zbaton…

KAS rrëzoi fletën e votimit me emra, reagon Yuri Kim: Zbaton…

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi pak minuta pas vendimit të KAS për të rrëzuar modelin e miratuar nga Komisionieri Celibashi, të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kujtesë: Është absolutisht kritike që autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë – në praktikë dhe perceptim – të ndershme, në kohë dhe transparente. Gjithçka tjetër do të ishte një dëmtim i votuesve dhe një hap pas për demokracinë”, shkroi Kim në Twitter.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të mos jetë me emrat e kandidatëve, por me numra, duke hedhur poshtë variantin e miratuar pak dite më parë nga Komisioneri Ilirjan Celibashi.

Si rrjedhojë, u rrëzua kërkesa e PD që preferonte variantin me emra, por në format vertikal e jo horizontal siç ishte miratuar më herët. KAS pranoi gjithashtu ankimimin e Bindjes Demokratike sa i përket çështjes së ngjashmërisë së logos me atë të PD-së.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =