Home / Bota / Kardinali/ Koronavirusi nuk është një fatkeqësi natyrore por prodhim njerëzor,ky është një krim

Kardinali/ Koronavirusi nuk është një fatkeqësi natyrore por prodhim njerëzor,ky është një krim

“Disa nga viruset për të cilët flasim këto ditë janë rezultat i eksperimenteve të paskrupullta në laboratorët e disa vendeve të pasura. Përgjegjësit duhet të dënohen për gjenocid.”

Nuk është teoria e një prej shumë komplotistëve që mbushin rrjetet sociale pas përhapjes së koronavirusit, por mendimi i një prej figurave më të rëndësishme të kishës katolike, kardinalit Malcom Ranjith.

 

I shkolluar në Romë, poliglot i shkëlqyer i 10 gjuhëve (singaleze, tamil, greqisht, hebraisht, latinisht, italisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht) shpesh herë ambasadori i Selisë së Shenjtë në vende problematike, pjesë e anës konservatore të Kishës katolike, kardinali i Sri Lankës nuk sheh asgjë të natyrshme në një virus si koronavirusi, që në pak javë u përhap në të gjithë globin.

Kardinali mendon se “këto eksperimente nuk ndodhin në vende të varfra, por në laboratorët e vendeve të pasura. Të prodhosh diçka të tillë është një krim ndaj njerëzimit, dhe duhen ndaluar. I lutem Zotit të na tregoi se kush është përgjegjës”.

Check Also

Shokuese/Suedia merr masa drastike: Do të shpëtohen vetëm personat poshtë moshës 60 vjeç

Suedia është një ndër vendet që nuk ka marrë masa drastike që lidhen me izolimin, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − four =