Home / Bota / Karantina “shfrenon” imagjinatën/ Njihuni me modelin e ri të këpucëve anti-Covid(FOTO)

Karantina “shfrenon” imagjinatën/ Njihuni me modelin e ri të këpucëve anti-Covid(FOTO)

Distancimi fizik ka qenë një ndër rregullat kryesore që është kërkuar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Covid-19.

Shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të zbatuar këtë rregullur duke krijuar kapele të çuditshme apo veshje të ndryshme për të mbajtur larg personat e tjerë në distancën e kërkuar nga autoritetet.

Një këpucar rumun ka sjellë risinë e fundit në listën e objekteve të krijuara për ruajtjen e distancimit social. Duke parë se shumë njerëz me dashje ose jo nuk e zbatojnë këtë rregull ai ka prodhuar një lloj të ri këpucësh me zgjatime përpara përtej normales për parandaluar afrimin mes njerëzve duke parandaluar kështu sipas tij përhapjen e koronavirusit.

Këpucari quhet Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj dhe duhet thënë që krijimi i tij ka një sens logjik, por aspak estetik pasi këpucët fillojnë nga numri 75 dhe janë me të vërtetë të vështira për të ecur./Shtypi.net

Romanian shoemaker Grigore Lup works on a pair of long-nosed leather shoes to help keeping social distance, amid the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19), in Cluj-Napoca, Romania, May 29, 2020. Inquam Photos/Raul Stef via REUTERS

Përshtati në shqip nga Daily Mail: Marjana Ciku

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + sixteen =