Home / Aktualitet / Karantina për udhëtarët që vijnë nga Greqia e Maqedonia, LSI çon në Administrative vendimin

Karantina për udhëtarët që vijnë nga Greqia e Maqedonia, LSI çon në Administrative vendimin

LSI ka depozituar në Gjykatën Administrative në Tiranë kërkesën për shfuqizimin e masës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vendosjen e karantinës 2-javore për udhëtarët që vijnë nga Greqia e Maqedonia e Veriut.

Sipas LSI, “me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”.

“Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik”, thuhet në kërkesën e LSI.

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =