Home / Kryesore / Kapshtica nuk hapet sërish, grekët e shtyjnë afatin deri në këtë datë

Kapshtica nuk hapet sërish, grekët e shtyjnë afatin deri në këtë datë

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Check Also

Bilanci i fundit/ Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i infeksioneve dhe vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shiohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =