Home / Kryesore / Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Për ditën e sotme priten reshje në pothuajse gjithë territorin.

Sipas IGJEUM, reshje intensive priten në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në qarkun e Lezhës reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime të përkohëshme të ujit dhe përmbytje lokale sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 23°C

në vendet e ulëta: 16 / 22°C

në vendet malore: 11 / 20°C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Check Also

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK pozitiv me Covid-19, 11 të tjerët presin përgjigjet e tamponit

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitivme koronavirus. Tamponit iu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + sixteen =