Home / Kryesore / “Kapriçot” e motit/ Diku shi, diku temperatura të larta, njihuni me parashikimin e sinoptikanëve për ditën e sotme

“Kapriçot” e motit/ Diku shi, diku temperatura të larta, njihuni me parashikimin e sinoptikanëve për ditën e sotme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Sipas të dhënave, pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht në zonat veriore të vendit.

Temperaturat priten të jenë sërish të larta.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të Martën 18 Gusht 2020:

Reshjet

Të Martën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të Martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30°C

në vendet e ulëta: 21/ 32°C

në vendet malore: 14 / 28°C

Era

Të Martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Të Martën pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel ‘i ulët’ vetëm në qarqet Kukës, Dibër, Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet Dibër dhe Korçë rreziku pritet të jetë ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Lindje dhe Perëndim) dhe Korçë (Lindje dhe Perëndim).

Check Also

Shpërthim i fuqishëm në Angli, raportohet për një numër të madh viktimash

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një depo të trajtimit të ujërave të ndotura në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =