Home / Kryesore / Kapja pas artit, kur Bota ka vdekje

Kapja pas artit, kur Bota ka vdekje

Aleksandër Çipa/

Artisti i ketij klipi shoqerues, (Albanian folk dances in 14 minutes Bill Petropoulis) me dha ngasje per kete tekst. Artisti, eshte nje valltar grek i quajtur Vasilis Petropoulos i cili si ne nje kapricio te shkelqyer artistike, ka preferuar te mbetet ne repertorin e koreografise popullore te vendit fqinj, ne veri te vendit te tij, Shqiperise. Kohen prej tre muajsh te vetembylljes ne karantinen e COVID-19 e ka porcionalizuar per pervetesimin dhe interpretimin kreativ te nje cikli te perzgjedhur vallesh nga rajoni ballkanik e ne menyre te veçante nga hapesira shqiptare.
Kercimtari Petropoulos, pasi i ka studiuar dhe pervetesuar me detaje 22 valle shqiptare nga trevat me entitet te paster artistik dhe etnofolklorik shqiptar, na ka dhuruar nje album elegant, gjithe sqime, vlage interpretimi dhe norme te larte estetike. Ka realizuar permes ketij albumi, nje guide koreografike neper trevat tona, nga ato brenda territorit te vendit te vet, Çamerise, deri tek me te epermet, Kosove, Maqedonise se Veriut, Shqiperise dhe arbereshet ne Itali. Pa patur asnje kompleks dhe paramendim se do te krijoje kontekste apo refleksione fjalesh gjeonacionaliste, artisti grek na ka dhene nje shembull se tek arti nuk vlejne hartat dhe kodet e acarimit nder-kombesh.
Ne emer te nje ndergjegjeje te paster artisti, valltari Petropoulos ka ditur te selektoje nje tufe te fisme dhe shumengjyreshe koreografike prej etnokoreografise shqiptare.
Arti eshte hijeshia me unike qe popujt ngrene ne raportet mes tyre dhe ndermjet tyre. Eshte materia dhe forma magjike, permes te cilit tejkalojne njeri-tjetrin plotesueshem dhe Boten e bejne me te plotkuptimte.
Arti eshte tejkalues ne kohe dhe ne kufij, ne raca dhe ne kombesi, ne fe dhe ne religjione. Eshte identifikues permes universalitetit shijues dhe perbashkues. Kete ilustrim te materializuar artistikisht dhe sidomos interpretativisht, na i ofron artisti yne fqinjerues, i cili na dhuron nga Greqia,- si atdhe antik e modern i arteve dhe mendimtarise se perjetshme, nje buqete koreografike popullore shqiptare. Ky rast le te na vleje si shenje rikonfirmuese e konstatimit te Emil Cioranit se ka gjasa qe “qyteterimi te mos jete gje tjeter veçse, …lemim i gjerave imcake dhe ruajtje e nje dromce zgjuarsi ne rastesoren e te perditshmes”.
Artisti i kercimit elokuent Petropoulos, ne ciklin e valleve shqiptare, duhet risjelle ne vemendje te mediave tona si mesazher i munguar kulturor mes dy vendeve dhe dy popujve qe ndajne histori te shumta dhe po aq te shumta kujtime dhe bema kulturore.

Ne vitet ’80- te, kur Shqiperia gjendej ne izolim dhe nen izolacionistë, dy apo tri ardhje kengetaresh te muzikes qytetare dhe asaj popullore greke, shperndane mirazhin real te nje hapesire kulturore matane nates sone ideologjike dhe prej regjimi.
Ne adoleshencen time qe perket me keto vite, zerat e Maria Faranduris , Haris Aleksiut, Jorgo Dallares dhe te ndonje tjetri, u bene vizitore kometike ( atekohe u ngrit miti i kometes Hallej), ne Tirane dhe ne Gjirokaster. Intuitivisht besuam se tjeter drite muzikore dhe arti gjendej tej kufijsh. Sikunder na u perndrit ideja e se thenes; “mos i shiko vetem yjet e prushit tend, se jane çikere, por jo yje ndriçimi per rruge te gjate”.
Ishte arti dhe kultura muzikore e vendit fqinj qe na zgjoi menyren e te parit tej vetes dhe na zgjoi ndergjegjen e pamjaftueshmerise se asaj kulture qe kishim. Nderkohe qe me heret, kete mesim universal na i percillte ne shumevleren e vet letersia greke (e vjeter dhe e re).
Por pamvaresisht kalendareve, trafiku i shkembimeve kulturore te materies artistike mes dy vendeve Shqiperi- Greqi, vijon te mbetet i varfer dhe pa bema zhurmemedha. Politika e kohes se tranzicionit ne Shqiperi ka mbajtur ne heshtje nje platforme anti- qarkullimit kulturor. Ndersa ajo e Greqise zyrtare te kesaj kohe, ka qene e uzurpuar nga platformat e brendshme te injorimit te trafikut mes skenave kulturore fqinjeruese.
E rastesishme apo e qellimte, kjo ka per gjurme vetem varferine kulturore te politikave dypaleshe.
Ndoshta fryt rastesie dhe spontaneiteti, prurja e valltarit grek ne kete album. “Nje zgjuarsi ne rastesoren e se perditshmes” por edhe ne mos qofte e tille, ajo vlen te shijohet, sepse eshte vetem e bukur. Ka ardhur si akt natyral individual artisti.
E perzgjedhur gjithe sqime, e interpretuar gjithe dashuri, e lojtur me fisnikerine dhe sharmin e artistit te plotesuar, duke mos menduar se ne nje dite si kjo e ketij gushti, do te zgjoje idene e se bukures dhe mesazhet e se fismes, kur Bota vuan dhimbjen dhe makthin virusal ne menyre te bashkuar dhe po aq te pafuqishme per kapercim te menjehershem. Ne letersite e kulturat e popujve, kapja pas artit, kur ka vdekje dhe fatalitete mortale, eshte nje triumf i paporositur, psiko-intuitiv dhe njeridashes. Artisti grek iu gjegj ne kete menyre panikut pandemik, duke preferuar te kapet kaq bukur pas valleve shqiptare, pamvaresisht hapesirave te se njejtes gjuhe. Ne kete menyre publikun e popujve fqinj e zgjon buja e shkembimeve kaq te cilesishme te materieve kulturore, te cilat çohen e sillen ndersjelltas, sa tel fqinji, aq edhe tek vendi yt.

 

Check Also

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + seven =