Home / Sport / Kapiteni Sergio Ramos refuzon ofertën e Realit

Kapiteni Sergio Ramos refuzon ofertën e Realit

Sergio Ramos me shumë gjasa do të largohet nga Reali i Madridit këtë verë, pasi deri më tani ka refuzuar dy oferta rinovimi, shkruan Daily Mail.

Kapiteni 34 vjeçar, i cili ka luajtur mbi 15 vjet me madrilenët, me shumë mundësi po planifikon lëvizjen e tij në një klub tjetër të rëndësishëm europian.

Sipas raportimeve, spanjolli ka refuzuar një zgjatje me 2 vite të tjera të kontratës, e cila përfshinte një reduktim page në masën 10% për shkak të krizës së pandemisë.

Sergio Ramos ka marrë rolin e liderit të Realit të Madridit qysh se Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018, duke marrë në dorë dhe gjuajten e penalltive për ekipin e tij.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Qeni i presidentit ndërpretë ndeshjen në Zvicër

Zurich barazoi 1-1 sot në shtëpi kundër Sion. Por, një ngjarje e pazakonte ka ndodhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eleven =