Home / Kronike / Kapet me 75 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Kapet me 75 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohet për trafikim kokaine.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, I riu shqiptar kishte kthyer garazhin e banesës së tij në një dyqan ku të vjetër vinin dhe blinin kokainë.

Pas kontrolleve, policia italiane I gjeti shqiptarit një sasi prej 75 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën që kishte parkuar në garazh.

Po ashtu policia ka mundur të arrestojë edhe një 46-vjeçar I cili ishte bashkëpunëtor I shqiptarit. I arrestuari I dytë ishte me orgjinë nga Roma.

Sipas raportimeve në mediat italiane, nëse droga do arrinte të shitej do të kapte vlerën e të paktën 4 milionë eurove.

Check Also

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë, u ble 60 vjet më parë

Vijesti shkruan se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − four =