Home / Aktualitet / Kapet me 10 kg hashash në makinë, arrestohet

Kapet me 10 kg hashash në makinë, arrestohet

Një person është vënë në pranga në Përrenjas pasi në makinën me të cilën lëvizte janë gjetur rreth 10 kg kanabis.

Policia njoftoi se u arrestua A.V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht-Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtonte tip “Opel”, janë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

Check Also

Procedohen penalisht 4 efektivë në Elbasan

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ekzekutimit te Everest Çakës, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 12 =