Home / Aktualitet / “Kap ça të kapësh”/ Mevlani bën këngë për Antonelën e Ledjanën, në videoklip Arjan Konomi(VIDEO)

“Kap ça të kapësh”/ Mevlani bën këngë për Antonelën e Ledjanën, në videoklip Arjan Konomi(VIDEO)

Mevlani, Antonela dhe Ledjana janë kthyer në treshen më të komentuar në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”.

Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat janë “grirë” me njëra-tjetrën për një djalë!

Shpesh në studio e jashtë saj, Ledjana dhe Antonela janë kapur me njëra-tjetrën e kanë hedhur thumba si përballë, ashtu edhe në rrjete sociale, teksa secila prej tyre përpiqet të bëjë për vete Mevlanin.

Ky i fundit ende s’ka ndarë mendjen cilën pëlqen më shumë, ndërsa “lufta” mes vajzave vazhdon çdo ditë.

Dëgjuam fillimisht nga Mevlani një këngë dedikim për Ledjanën, ndërsa Antonela i kërkoi konkurrentit një album dedikuar asaj.

Kjo kërkesë e bëri Ledjanën të shpërthejë nga xhelozia, ndërsa për të mos i prishur qejfin asnjërës, Mevlani bëri një këngë për të dyja vajzat, projekt të cilin e lançoi vetëm disa orë më parë.

“KÇK” (Kap ça të kapësh) titullohet kënga në bashkëpunim me Sabianin, si version i ri i këngës së tij “Binjaket”.

Kë të marrë e kë të lërë mes bjondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë, ndërsa në videoklip shfaqet edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi.

Më poshtë ndiqni këngën:

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 2 =