Home / Bota / Kaos në BE, ministri gjerman shpërthen ndaj strategjisë së Ursula von der Leyen për vaksinat

Kaos në BE, ministri gjerman shpërthen ndaj strategjisë së Ursula von der Leyen për vaksinat

Një nga aleatët kryesorë të kancelares, njëherazi dhe ministër i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, ka sulmuar ashpër ditën e sotme Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Scholz u shpeh me tone jo fort miqësore se Von der Leyen duhet të kishte vepruar më shpejt për të blerë vaksinat anti-Covid.

Kjo pason kritikat në rritje të kohëve të fundit ndaj programit të vaksinimit nga Brukseli, i cili ka shkaktuar radhë me gjigantin farmaceutik AstraZeneca.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz i tha Annette Weisbach të CNBC se BE duhet të kishte siguruar shumë më herët vaksinat.

“Ne duhet të pranojmë se mund të ketë qenë një situatë ku Evropa do të kishte kërkuar vaksina në fillim të vitit të kaluar, por tani të gjithë po punojnë shumë fort për të bërë më të mirën për të siguruar që të marrim mjaftueshëm vaksina.”

Kur u pyet nëse ishte e drejtë që shpërndarja e vaksinave iu dha Komisionit Evropian, në vend të shteteve anëtare individuale, Scholz tha se strategjia e Ursula von der Leyen është një strategji m*ti dhe Berlini nuk mund të lejojë që kjo mund të përsëritet.

Check Also

Ekzekutimi i biznesmenit në mes të Tiranës, Berisha ‘ZBULON’ kush e vrau bosin e heroinës sot tek Piramida

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar atentatin me armë zjarri që ka ndodhur sot në afërsi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 9 =