Home / Aktualitet / Kanosi me pistoletë të riun në mes të tregut, pranga 32-vjeçarit në Berat

Kanosi me pistoletë të riun në mes të tregut, pranga 32-vjeçarit në Berat

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një të riu. Ngjarja ndodhi në Berat. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. L., banues në lagjen “30 Vjetori”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

 

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =