Instancat shetërore vijojnë kontrollet kundër zaptimit të hapsirave publike në plazhe.
Këtë të martë në palzhin e Rradhimës punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit kanë hasur në kundërshtimin e një personi i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Më pas situata është përkeqësuar dhe ka kaluar në konflikt, ku burime për Descript.al bëjnë të ditur se shtetasi i identifikuar me inicialet E.A ka kanosur me armë punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit dhe më pas është larguar.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.