Home / Aktualitet / Kandidatët që do verifikohen në Prokurori, lista e LSI më e gjata

Kandidatët që do verifikohen në Prokurori, lista e LSI më e gjata

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar sot në Prokurorinë e Përgjithshme 28 kandidatë për deputetë për verifikim të thelluar. Bëhet me dije se  janë kandidatë nga shumë forca politike, si PS, PD, LSI dhe kandidatë nga partitë e reja.

Sipas listës të siguruar nga Opinion.al duket se lista e LSI ka numrin më të madh të kandidatëve.

Në listë janë emra si Gentian Muça, Agron Kapllanaj, Zef Hila nga PD, dhe nga PS Artan Bitri, Halim Dauti, Leonard Beqiri. Po ashtu për verifikim të thelluar do të shkojë dhe emri i Tom Doshit.

Koalicioni ABEOK:  Altin Gjeloshaj, Elsa Voka, Daniel Prroj, Ervis Beu, Ido Pashaj.

BindjaDemokratike: Arsen Belaj, Bahri Shabani, Lëvizja për Ndryshim, Dashamir Tahiri, Ardian Gjoka.

Lëvizja e re: Ilmi Kuka

LSI: Arber Arifaj, Ashim Tafilaku, Elton Ismaili, Ferdinant Aligjoni, Ilir Hysi dhe Artur Baku.

Nisma“Thurje”: Boris Shaka, Napolon Laska

PD: Agron Kapllanaj, Gentian Muca, Rezeart Tusha, Zef Hila

Partia Socialdemokrate: Kleo Murataj, Tom Doshi, Serdar Hoxha

PS: Artan Bitri, Halim Dauti, Leonard Beqiri.

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 8 =