Home / Aktualitet / Kanabizimi i Veliu-Lleshajt më i shpërndarë se në kohën e Çako-Tahirit

Kanabizimi i Veliu-Lleshajt më i shpërndarë se në kohën e Çako-Tahirit

Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka postuar videon e para 4 viteve, ku shihet në parcelat e mbushura me kanabis.

Në krah të videos ai shkruan se është rritur çmimi i hashashit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas.

Sipas tij ka vetëm parcela të vogla të mbjella e jo më hektarë si më parë.

Gazetari shton se është rritur fuqia punëtore në këtë “biznes”, pasi pagat e luftës nuk mbërritën kurrë tek ata që kishin nevojë. Në fund ai bën thirrjen se vetëm duhet të keni pak durim se do të mblidhet së shpejti dora e parë e prodhimit.

Postimi i plotë:

Nostalgji…
Duke germuar ne arkive…
U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?!
Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe.
Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas.
Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.
U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune.
Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin…
Jemi mire, jemi mire…
Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…

Shikoni se c'bejne "djemte". .Si i shfrytezojne me rendiment super te larte tokat e lena djerre. Pa subvencione. Pa ndihme nga askush. Pa kredi te buta nga bankat qe grumbullojne valuten e sjelle prej shqiptareve nga cdo cep i globit dhe e dergojne ne Viene. Bankiere te pangopur, hajdute me kollare, shoke e miq te Fullanit. Shikojeni si sillet valuta ne vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunesia, si rritet mireqenia…Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakes!!! S'ke c'i ben. Nuk ka treg, sado qe te cirret Erjon Bracja. Merru more me produktet made in Albania qe kerkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes. Çfare tu shash, cilesine?! S'ka te dyte, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit ne BE. Nikoqirllekun ne shfrytezimin e tokes dhe resurseve natyrore e klimaterike te vendit?! Jane te papare, s'ka te dyte si ata!. Shikojeni vet produktin!A e dini qe ne rrethet me te varfra te vendit,ka disa muaj qe nuk ankohet kush nga papunesia?!!! Ka rene ndjeshem kriminaliteti!!! Konsumi i brendshem ka nisur te lulezoje. Pse?!!! Çfare ka ndodhur?!!! Ta kete bere "konsensusi patriotik"?!!!! Harrojeni!!!! Shajini, sekterisini, mos u lini gje pa thene por na fund kafshojeni gjuhen dhe minimalisht u thoni nje " Faleminderit"Djemte kane hapur fronte pune pa fund, edhe pse jane vetem sezonale. Puuuuuuneeeee per te tereeee. Fitimi ne tre muaj pune eshte sa te punosh nje vit me rroge shteti. Pa taksa. Pa detyrimin qe duhet te jesh ne dite pushimi ne ndonje miting partie, apo te paguash 30 perqind te rroges si harac per shkuma-party te rinise se partise. Nuk ka nevoje te behesh militant partie apo te paguash ryshfet per tu futur ne pune. Thjeshte,mjafton te jesh nevojtar per te cuar ne darke buken e femijeve ne shtepi. Te marrin e te cojne me makine. Ushqimi gjate punes, falas. Ne zona me te mira dhe me sherbim katering. E kane bere Shqiperine rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait te jugut vertet mund tia kene hequr spaletat, por i marrshin te keqen pashallekut te tij, shiheni vet si lulezon….Doni te pushoni ne Dhermi, Jale, Santa Quaranta ne Sarande, apo Bora Bora te Ksamilit, ne resortet luksoze te Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo ne Dubai?!! Pushoni. Beni qejf!Relaksohuni!Ne shtator behuni gati per "sulmin patriotik", pa qetesi e pa dashuri. Kaq per sot…nga Xhungla dehese made in AlbaniaP.S.Mos me pyesni per vendin ku jam, oferta eshte vetem per turistet e huaj. Si çdo sezon kanabist," Xhungel" nuk do tu zhgenjeje dhe kete vit. Se shpejti,do te keni nje investigim nga Thellesia e pashallekut te Jugut) #qenteletelehinkarvaniteecperparaProblemi qendron jo se s'ka qen.. por ka,vetem nga ata qe lehin, jo nga ata qe nuhasin forte…

Gepostet von Artan Hoxha am Mittwoch, 27. Juli 2016

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + seventeen =