Home / Aktualitet / “Kameleonët”, arrestohet 24-vjeçarja, pjesë e grupit të mashtrimit kompjuterit

“Kameleonët”, arrestohet 24-vjeçarja, pjesë e grupit të mashtrimit kompjuterit

Një 24-vjeçare me iniciale A.H., banuese në kryeqytet është arrestuar nga policia si pjesë e grupit të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të goditur në kuadër të aksionit të koduar “Kameleonët”.

Në kërkim u shpallën  A.M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më herët gjatë javës, u arrestuan edhe gjashtë persona të tjerë.

Policia njoftoi këtë të Shtunë se, “po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Hetimet

Burime zyrtare nga policia informuan se:

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Këta shtetas, për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, etj.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =