Home / Aktualitet / Kam fituar 100 milionë vetëm për një mbrëmje në Laç, hidhej leku letër

Kam fituar 100 milionë vetëm për një mbrëmje në Laç, hidhej leku letër

Këngëtari i tallavasë, Rati është rikthyer në tregun muzikor me një baladë pas 15 vitesh.

I ftuar në një studio televizive gjatë mëngjesit të sotëm, Rati ka treguar se i mungojnë mbrëmjet me muzikë live dhe shifra më e madhe që ka fituar ka qenë 100 milionë lekë në Laç.

“Më ka marrë mall për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua, po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart.

Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç. I përshëndes shumë ‘naçut”, tha ai.

Situata e pandemisë ka lënë të papunë shumë këngëtar, pasi janë të ndaluara të gjitha llojet e ceremonive, si dhe organizimet e festave në lokalet me muzikë.

Check Also

Qytetarët grumbull para spitalit të Shkodrës. Asnjë reagim nga institucionet

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë në protokollin e masave antiCovid ka dhënë urdhrin për ndalimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + sixteen =