Home / Aktualitet / “Kam 8.5 mln euro në bankë”, plas sërish skandali i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, përfshihet Zaev

“Kam 8.5 mln euro në bankë”, plas sërish skandali i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, përfshihet Zaev

Liderët politikë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të goditen nga publikimet e përgjimeve ku implikohen emrat më kryesorë të politik-bërjes teksa vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve.

Në kanalin e “brane kapital” në YouTube është publikuar së fundmi biseda e ish-kryeministrit Zoran Zaev me Aleksandar Verushevski, bisedë që i përket vitit 2016.

Në bisedën e publikuar, Zaev dëgjohet të thotë se ka kapital personal prej 8.5 milionë eurosh.

Sipas informacioneve të para kjo bisedë është 2 orë, por deri tani janë publikuar vetëm disa pjesë të saj. Zaev dëgjohet gjithashtu të thotë se nuk ka nevojë për përkrahjen e ish-kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe se ai he njerëzit e tij tashmë nuk kanë asnjë ndikim.

Vetëm para disa ditësh, Zaev i ka dalë biseda me kryetarin e VMRO/DPMNE, Mickoski, teksa ky i fundit dëgjohet të thotë se ka marrë para nga biznesmenë të njohur dhe se ka punuar për rrënimin e Prokurorisë Speciale Publike.

Publikimi i bisedave të përgjuara në Maqedoninë e Veriut ka nisur prej vitesh, ku në vitin 2015, Zoran Zaev, asokohe në opozitë, publikoi përgjimet e kryeministrit të atëhershëm Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Këto përgjime shkaktuar krizë në politikë, teksa u desh krijimi i Prokurorisë Speciale për hetimet e përgjimeve.

Por, vitin e shkuar kjo Prokurori u shkri, pasi drejtuesi i saj, Katica Jeneva, ishte i përfshirë në një aferë të madhe korruptive dhe u dënua me 7 vite burg.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =