Home / Stili i jetes / Kafeja bën magji në flokun tuaj! Ja çfarë ndodh nëse ndërprisni konsumimin e kafeinës

Kafeja bën magji në flokun tuaj! Ja çfarë ndodh nëse ndërprisni konsumimin e kafeinës

Shumë prej nesh ka menduar të lërë kafenë në një moment të jetës.

Por përveç sforcimit për të përballuar ditën pa filxhanin e kafes në mëngjes, mund të humbni disa përfitime për shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaj.

Me sa duket kafeja mund të bëjë shumë më tepër sesa t’ju ndihmojë të ngriheni nga shtrati në mëngjes.

Flokët mund të rriten më ngadalë- Nëse jeni duke u përpjekur të rritni flokët tuaj më shpejt, pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ju ndihmojë! Kafeina sulmon dihidrotestosteronin – një hormon që mund të shkaktojë humbje të flokëve. Ndihmon gjithashtu qelizat e flokëve në prodhimin e më shumë përbërjeve organike që ndihmojnë flokët kur janë në fazën aktive të rritjes.

Mund të humbasin shkëlqimin e zakonshëm- Ndërsa aplikimi i serumeve të flokëve mund t’ju ndihmojë të ringjallni flokët e pajetë, ato sigurojnë vetëm rezultate të përkohshme. Për shkak se kafeina rrit qarkullimin e gjakut, ndihmon në shpërndarjen e lëndëve ushqyese në rrënjët e flokëve, duke i bërë fijet tuaja me shkëlqim natyror.

Floku mund të dobësohet dhe majat të këputen- Përveçse që ju mban zgjuar në mëngjes, kafeja mund të forcojë flokët tuaj. Rritja e qarkullimit së gjakut në lëkurën e kokës pengon që gjëndrat e flokëve të dobësohen, duke parandaluar rënien e flokëve dhe duke i bërë më të fortë.

Volumi i flokëve po ashtu mund të ulet- Për shkak se kafeina përmirëson rrjedhën e gjakut, ajo gjithashtu ndihmon që flokët të bëhen më të trashë dhe më të plotë.

Mund të jetë më e vështirë për t’i krehur apo stiluar flokët- Kafeina mund t’ju ndihmojë të zbutni flokët e pabindur. Kur rrënjët e flokëve marrin mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese, flokët janë më të butë dhe më të kontrollueshëm.

Check Also

Tre mënyra për të fjetur mirë kudo që të shkoni

Udhëtimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, pavarësisht nëse jeni duke shijuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 16 =