Home / Aktualitet / Kadilli zbulon pse kërkon dorëheqjen e Bashës

Kadilli zbulon pse kërkon dorëheqjen e Bashës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në një konferencë me gazetarët ka zbuluat arsyet se pse kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force politike.

Kadilli tha se atij i është mohuar e drejta që të hyjë në selinë e PD-së edhe pse është anëtar i Kryesisë, ndërsa shtoi se kushdo që thotë sot Rama ik, nuk mund të thojë Basha rri.

Sipas Kadillit, PD nuk ka mundur derimë tani që të denoncojë fenomenin e shitblerjes së votës, ndërkohë që shtoi se projekti i Bashës sipas tij është i dështuar dhe nuk mund të sjellë më ndryshim në PD.

“Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentura që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin.

Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben inetersit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt.

Jam këtu për të konfirmuar kandidimin tim për kryetar të PD-së, e kam mbështetur me vetëmohim Lulzim Bashën, për të na drejtuar në fitore, nuk ia doli, nuk diti, dështoi. Sot të gjithë mund të gjejnë justifikime, sot kush thërret Rama ik nuk mund të thërrasë Basha rri.

Këtë deklaratë kërkova që ta bëja brenda zyrës së Partisë Demokratike, duke qenë se jam anëtar i Kryesisë, shpresoj që ky të jetë një keqkuptim dhe të zgjidhet sa më shpejtë”, deklaroi Kadilli gjatë fjalës së tij para gazetarëve.

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =