Home / Showbizz / “Ka rënë kaq poshtë”, Jolie qenka bërë “tym” për lidhjen e Pitt që po bën namin

“Ka rënë kaq poshtë”, Jolie qenka bërë “tym” për lidhjen e Pitt që po bën namin

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski, duket se nuk i intereson se çfarë mendon ish-i i Brad Pitt për lidhjen e saj me aktorin.

Ajo vendosi të publikojë disa foto mjaft sensuale në Instagram, pas raporteve se Angelina Jolie është bërë tym për lidhjen e fundit të ish-partnerit.

Modelja 27-vjeçare ndau një foto ku shfaqej e buzëqeshur dhe me linjat e saj perfekte që të gjithë ia kanë zili. Nicole kishte veshur një shall Fendi, dhe një pale të brendshme me prehër të lartë.

Ajo e publikoi foton nga natyra në Instagram pas lajmit të The Sunday Mirror se Angelina Jolie është zemëruar që Brad e kishte çuar të dashurën në vendin ku ishin martuar gjashtë vjet më parë në Francë.

Në fund të muajit të kaluar, Nicole dhe Brad, 56 vjeç, shijuan një udhëtim romantik në Chateau Miraval, ku fituesi i Oskarit prodhon një shampanjë rozë me çmim 390 dollarë.

Por vizita thuhet se ka zemëruar ish-gruan e tij pasi ishte e njëjta vilë ku të dy u martuan në 2014. Për t’i bërë gjërat edhe më keq se ç’janë, Brad dhe Nicole shkuan atje pak ditë pas atij që do të kishte qenë përvjetori i tij i gjashtë i martesës me aktoren.

“Angie është zemëruar dhe plotësisht e habitur që Brad ka rënë kaq poshtë”, tha një burim për The Mirror.

Ajo e sheh atë si një njeri të pafytyrë që sillet nëpër Evropë kaq publikisht me këtë vajzë, në vend që ta mbajë jetën romantike private dhe dinjitoze.

Kjo duket se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet e tyre në vijim.

Check Also

U kap me armë e 23 fishekë, Fjolla Morina dërgohet me urgjencë nga burgu në spital

Ditën e sotme këngëtarja Fjolla Morina është vënë në pranga pasi iu kap një armë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 11 =