Home / Aktualitet / Ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, drejtoresha e ISHSH rezulton pozitive për Covid-19

Ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, drejtoresha e ISHSH rezulton pozitive për Covid-19

Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka rezultuar e prekur me koronavirus.

Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.

Sipas AbcNews, Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh.

Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.

Ndërkohë ISHSH vazhdon punën në terren për mbikëqyrjen e masave të sigurisë në ambiente publike, ku nga sot do të vëzhgohet edhe mbajtja e maskës në çdo ambient të mbyllur.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 8 =