Home / Kulture / Ka ende shpresë ….

Ka ende shpresë ….

Salvatore Doda/

Gjatë drekës po bisedoja me time bijë, e cila ka kohë që ndihet e dhënë pas muzikës. Ndërsa po fliste për kompozitorët e saj më të pëlqyer, tha: “Është vërtet i trishtë fakti që Mozart-i, Beethoven-i, Chopin-i e Bach-u kanë vdekur. Sa keq që sot të gjithë të mëdhenjtë kanë vdekur…”. Pasi mori tërë kohën e nevojshme për të bluar dhe përtypur trishtimin e saj, shtoi: “… unë mendoj se Mozart-i, Beethoven-i, Chopin-i e Bach-u nuk kanë vdekur. E tyrja “brain-power music” (nuk e pyeta se çfarë donte të thonte me këtë strukturë, andaj po e sjell si e tha) më shoqëron çdo natë, më shtyn të përqendrohem, më rrit imagjinatën dhe më ndihmon të bëj gjumë të qetë e të shoh ëndrra të bukura dhe të mësoj si të luaj me violinë…”
Nuk ndërhyra, e lashë të ligjëronte, jo sepse jam në një mendje me gjykimin se “të gjithë të mëdhenjtë kanë vdekur…”, por sepse ligjërimi i saj dëlirte një shpresë për pavdekshmërinë e artit, duke më sjellë ndërmend disa vargje të Paul Celan-it:

… Ka ende tempujt në këmbë. Një
yll
mund të japë ende dritë.
As-gjëja,
as-gjëja s’ka humbur…

Ho-
siannah.

Në fluturimin e hutës, këtu,
bisedat, ditëgrirta,
me gjurmë të nëndheshme uji…

Check Also

Frederik Ndoci hap akademinë e muzikës dhe të artit në Shtetet e Bashkuara, mundësi për zbulimin e talenteve

Është padyshim kantautori më i njohur aktualisht në Shqipëri por edhe një nga artistët më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 11 =