Home / Kryesore / ” KЁNGA E MJELMЁS ” E QEVERISЁ KURTI

” KЁNGA E MJELMЁS ” E QEVERISЁ KURTI

Myzaljen Hoxha

Politika 51 ditore e Kryeministrit Kurti e mbështetur mbi hamendësime ndarje territoresh është vetë dështimi i saj.
Atij i mungojë inteligjenca e të performuarit të suksesshëm të politikës kosovare.

Të performosh me inteligjencë politikën, do të thotë të njohësh faktin, pra të vërtetën, dhe të dish të dallosh të mundshmen nga e pamundshmja, të ndjeshmen nga e pandjeshmja, të drejtën nga e gabuara, të dobishmen nga e padobishmja dhe arsyen nga dhuna.

Është cilësia e politikës institucionale në tërësi, guri i themelit që përcakton, siguron dhe arrin suksesin e politikave qeverisëse. Madje një politikë ekonomike jokorrekte, e administruar nga institucione të forta të çon në rezultat të suksesshëm, më mirë se një politikë e mirë ekonomike e administruar nga institucione të dobëta.

Qeveria Kurti i kishte institucionet të dobëta, edhe për shkak të kohës së ngarkuar me konflikte problemesh të mprehta politike, ekonomike dhe sociale, dhe vetë Kurti nuk dijti të orjentohej dhe të punonte e luftonte për zgjidhjen e tyre.
Politika e Kurtit, jo vetëm si koncept, por edhe si veprim i përditshëm konsistoj në sajimin e “fakteve”, si për taksën ( reciprocitetin ) si instrument ekonomik për të arritur një target politik dhe intransigjencën me institucionet e ligjëshme të Kosovës, si Presidenti Thaçi, po edhe ndaj këshillave të aleatëve në qeverisje ( LDK e tj.) dhe SHBA-BE, që faktorizojnë edhe për shumë kohë tërë ecurinë e zhvillimit të Kosovës në tërësi. Në fund të fundit pushteti të është deleguar vetëm 27 % nga populli, dhe ai bëhet veprues me gjithë përqindjet shtesë të aleatëve (LDK e tj.) për të qeverisur Kosovën.
Ai nuk shfaqi në qeverisje kulturën dhe moralin politik të nevojshëm e të domosdoshëm në zgjidhjen, apo fillimin e zgjidhjes( si shpresë ) të problemeve të mprehta të kohës që ka të mbartura, por edhe sot Kosova.

Politika si kulturë, si të gjitha aktivitetet njerëzore ka nevojën e ambicieve të atyre që e praktikojnë atë, por duhet domosdoshmërisht një ekulibër i nevojshëm ndërmjet interesave kolektive dhe këtyre ambicieve. Në qoftë se ky ekulibër mungon, politika paraqet patologjinë e mashtruesit, që mbledh pakënaqësitë dhe krijon identitetin kolektiv kundër dikujt, kundër klasës politike, kundër partive, kundër opozitës, kundër institucioneve dhe kundër vetë individit publik. Është pikërisht ky modeli që përdor politikani i pa kulturë. Ai bënë një ekspoze të problemeve që godasin,torturojnë dhe ndëshkojnë dikë, pa u bërë pjesë në zgjidhjen e tyre.

Politika si kulturë është mjeti i të qeverisurit si zgjidhje dhe jo i të qeverisurit si krijim, akumulim dhe agravim i problemeve.
Politika si kulturë, profesion dhe moral është konstruktive dhe instrumenti i zgjidhjes së problemeve që kryqëzojnë jetët e njerëzve, dhe të zhvillimit të mbarë të vëndit. Kjo politikë nuk bëhet me zëmërim, fyrje dhe urrejtje të institucioneve, figurave publike, dhe litarit “hiq e mos e këput” me aletet SHBA-BE, siç veproj në të vërtetë Kryeministri Kurti.

Kultura politike është instrumenti me anën e të cilit ne vlerësojmë, veprojmë dhe zgjidhim katër aspektet problematike të politikës, të cilat janë: -”Marrëdhënia e qeverisë me njerëzit, të drejtat dhe përgjegjësitë e individit, detyrimet e qeverisë për përgjigjet ndaj politikave opozitare dhe kufijtë e veprimit të autoritetit të pushtetit të saj”.

Pra përfundi, rrëzimi i QEVERISЁ KURTI me rreth 70% të votës parlamentare nuk është vepër e “ të korruptuarëve dhe tradhëtarëve “ të Kosovës dhe “ armiqëve të jashtëm” të saj, por thjesht keqqeverisja e saj. Zëmërimi i KURTIT i përhershëm në qeverisje me këdo dhe ndaj kujtëdo ishte një marrëzi e shkurtër e tij, por dhe një përvojë dhe mësim i madh për të.

Kosovë të priftë shëndeti, mbarësia, mirësia dhe suksesi në përballimin e COVID-19, dhe në zhvillimin social, ekonomik, politik dhe kulturor, sot dhe në të ardhmen.

M.C

Check Also

Ditën e Bajramit u martua me një vajzë 50 vite më të re, shkarkohet kreu i bashkisë islame në Maqedoninë e Veriut

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi u shkarkua disa ditë pasi u martua me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − ten =