Home / Bota / Julian Assange nuk ekstradohet në SHBA

Julian Assange nuk ekstradohet në SHBA

Themeluesi i platformës Wikileaks, Julian Assange nuk do të esktradohet në SHBA. Ky ishte vendimi i gjykatës së Londrës të hënën. Assange kërcënohet nga 175 vite burg në SHBA.

Me brohorima dhe entuziazëm e pritën përkrahësit e themeluesit të platformës Wikileaks, Julian Assange vendimin e gjykatës së Londrës. Të hënën gjykata publikoi vendimin në twitter: Julian Assange nuk ekstradohet në SHBA. Australiani kërcënohet nga 175 vite burg në SHBA. Por rruga juridike ende nuk është e mbyllur përfundimisht. Pritet që pala kundërshtare të apelojë vendimin. Procedura për ekstradimin e Assange u hap në shkurt 2020 dhe vazhdoi në shtator. Vendimi përfundimtar sipas ekspertëve pritet në mesin e vitit 2021.

Para gjykatës dhjetëra vetë thërrisnin në kor “liri për Julian Assange”. Pas vendimit përkrahësit e Julian Assange festuan vendimin e gjykatës me brohorima, sipas një korrespondenteje të agjencisë së lajmeve dpa.

SHBA e akuzon Julian Assange për spiunazh dhe nxjerrje sekreti. Sfondi i akuzave lidhet me publikimet e dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike të platformës Wikileaks në vitin 2010. Assange akuzohet nga drejtësia e SHBA se e ka ndihmuar zbuluesen Chelsea Manning për publikimin e materialeve sekrete nga misionet ushrarake amerikane në Irak dhe Afganistan.

Check Also

Ligjvënësit paralajmërojnë për kërcënimin rus ndaj Radios Evropa e Lirë

Pesë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje Presidentit Biden t’i kundërvihet asaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =