Home / Aktualitet / ‘Ju rëntë kanceri…”/ Kandidati për deputet mallkon qytetarët

‘Ju rëntë kanceri…”/ Kandidati për deputet mallkon qytetarët

Një rast skandaloz vjen nga Kosova, ku një politikan ka mallkuar qytetarët që e kishin gënjyer se do ta votonin në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, ka mallkuar të gjithë ata që i kanë premtuar votën dhe nuk ia kanë dhënë atë.

'Ju rëntë kanceri, sida dhe Covid19'/ Kandidati për

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.

Por më pas ai është penduar dhe e ka zbutur mallkimin e tij, duke hequr kancerin dhe sidën.

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku  Hazbi Kasaj i cili kandidonte për kryebashkiak në Këlcyrë mallkoi popullin duke thënë: “ju rëntë kanceri në grykë kush nuk më voton mua”…

'Ju rëntë kanceri, sida dhe Covid19'/ Kandidati për'Ju rëntë kanceri, sida dhe Covid19'/ Kandidati për

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =