Home / Kryesore / “Ju mërzit fakti që simpatizoj Ali Pashën?”/ Ambasadori gjerman në Athinë çmend grekët

“Ju mërzit fakti që simpatizoj Ali Pashën?”/ Ambasadori gjerman në Athinë çmend grekët

Ambasadori i Gjermanisë në Athinë, Ernst Reichel, ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me situatën e krijuar në Greqi, përsa i përket një statusi të tij për Ali Pashën.

Dy postime në “Twitter” dedikuar Ali Pashë Tepelenës që u bënë nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, kanë shkaktuar reagime të forta nga grekët.

E për këtë, ka ardhur edhe reagimi i vetë ambasadorit gjerman, i cili ndër të tjera ngre pyetjen se përse grekët i mërzit fakti që ai e simpatizon Ali Pashën dhe se ç’lidhje ka e gjithë kjo me situatën e sotme në vendin fqinj.

Postimi i ambasadorit:

Ali Pasha, Pashai i Osmanëve i thërritur si Luani i Janinës, kërkoi të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë është varrosur këtu. Një histori tjetër thotë se ai mbyti 18 vasha, sepse refuzuan t’i bashkohen haremit tij.

Të dashur urryes, çfarë ju mërzit: fakti se unë simpatizoj Ali Pashën për rebelimin e tij ndaj Osmanëve? Apo fakti se nuk e simpatizoj? Dhe pse Ali Pasha ka të bëjë me situatën e sotme në vend?

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 3 =