Home / Showbizz / Jonida Maliqi i jep fund lidhjes me Romeo Veshajn, ja deklarata që ‘i vuri vulën’

Jonida Maliqi i jep fund lidhjes me Romeo Veshajn, ja deklarata që ‘i vuri vulën’

Këngëtarja Jonida Maliqi ka deklaruar në emisionin “Jonida’s room” se është single! PoNdaj për këdo që mendonte se Maliqi gjendej ende në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, në fakt jo, nuk janë më bashkë. Ky Shën Valentin do ta gjejë Jonidën pa një person në krah.

Por si e rrëfeu artistja këtë detaj kaq personal?

Teksa e ftuara e saj, Kleoniki Delijorgji po i lexonte letra këngëtares, kërkoi të dinte më shumë për dashurinë, jetën e saj romantike.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi.

Më tej, Kleoniki Delijorgji, e cila gjithashtu deklaroi se është single, zbuloi se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë. Po kështu shtoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

Prej muajsh të tërë, romanca Jonida Maliqi-Romeo Veshaj pushtoi mediat rozë, karakterizuar me ulje-ngritje të shumta.

Check Also

Bëhen prindër për herë të dytë Gjiko dhe Elita

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për Elitën dhe Gjikon m të cilët janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =