Home / Kryesore / Jo vetëm tamponët, zbulohet shqetësimi tjetër te Tirana

Jo vetëm tamponët, zbulohet shqetësimi tjetër te Tirana

Tirana ditën e dielë në orën 15:00 do të bëj tamponët sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, e sidomos UEFA bë prag të ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës, e cila luhet në “Air Albania” në 25 gusht.

Ndëkrohë që trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka një problem në lidhje me gjendjen e skuadrës në prag të sfidës me serbët.

Problemi i vetëm i Tiranës, për sa i përket shëndetit, është Erjon Hoxhallari. Lojtari ka një problem në kofshë dhe sot do të zhvillojë një rezonancë magnetike. Ai ka pasur një hematomë në kofshë para Tbilisit, por që gjendja e tij ka ardhur në përmirësim.

Në ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarit dhe më pas do të vendoset nëse Hoxhallari do të jetë në fushën e lojës apo jo. Kujtojmë që Hoxhallari humbi ndeshjen me Tbilisin për arsye dëmtimi.

Check Also

Vranësira mesatare dhe kthjellime, ky është parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =