Home / Kryesore / Jo më mik për vaksinën “Pfizer”!
FILE PHOTO: A vial labelled with the Pfizer-BioNTech coronavirus disease (COVID-19) vaccine is seen in this illustration picture taken March 19, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Jo më mik për vaksinën “Pfizer”!

Nga Besim DYLBERI-

Pak ditë më parë kisha përgatitur shkrimin “Një mik për vaksinën “Pfizer”! Hezitova ta kaloj për botim, në pritje të ndonjë reagimi zyrtar për këtë problem. Jo pak qytetarë më njoftonin se me vështirësi gjenin ndonjë mik, për të siguruar këtë vaksinë. Pagesa për këtë ishte terpër e lartë. Burime jo-zyrtare tregonin se vlera e një dozë shkonte gjer në 100 euro. Kësisojë, një vaksinë merrte mbivlerën e 600 eurove. Nëpër qendrat shëndetësore të qarkut të Elbasanit, gjendeshin apo nuk gjendeshin 2 apo 3 vaksina kë kësaj marke. Edhe pse nga diaksteri qëndror kishin ardhur jo pak, për këtë vaksinë qe krijuar monopoli tregëtar, përfitimet e së cilës shkonin nëpër xhepa individësh po brenda rrethit të sektorit të shëndetësisë. Një situatë e tillë ndryshoi shumë shpejt. Ma ardhjen në krye të ISKSH-së drejtuesi i ri nisi kontrollet. Vaksinat “Pfizer” u çliruan nga manipulatorët. Në raport më numërin e popullsisë, nëpër të gjitha qendrat shëndetësore u shpërndanë doza të konsiderueshme. Kësisojë, është rritur edhe interesi i personave për tu vaksinuar. Kjo, edhe nga shkaku i përhapjes jo të pritshme të mutacioneve të rinj të korona-virusit. E thënë më shkurt, “miqtë” për vaksinën “Pfizer”, tashmë “fërkojnë” duart. Kontrollet nga drejtuesit vendor ruajnë tematikën ditore. Le të shpresojmë, që “stina” e vaksinimit të vazhdojë me shifra të larta, pa patur nevojë, të gjeshë një shok a mik për çdo lloj vaksine…

Check Also

Ata që kërkojnë qimen te ‘Prefekti’ dhe nuk shohin traun që u vendoset para syve

Nga Ilir Metaj Kur sheh qimen dhe nuk vë re traun. Ose kur do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 17 =