Home / Opinion / JO KUSHTËZIM PËR TË ZHDUKURIT

JO KUSHTËZIM PËR TË ZHDUKURIT

Veton Surroi/

Qëllimet e mira nuk mjaftojnë, ja dy gabime të mëdha në hapa:
1. Çështja e të zhdukurve nuk bën të lidhet me çështje të tjera (pra arritjen e marrëveshjes përfundimtare) sepse duhet të konsiderohet obligim thelbësor humanitar. Mbetjet mortore e qytetarëve të zhdukur në luftë nuk mund të kushtëzohen me çfarëdo marrëveshje tjetër (diploma, targa, Asociacioni e kështu me radhë)
2. Duke u lidhur me “marrëveshjen përfundimtare” legjitimohet fshehja e deritanishme dhe mosmarrja e përgjegjësisë për zbulilimin e gjetjeve mortore të qytetarëve të zhdukur gjatë dhe pas luftës.
Nëse Kosova, Serbia dhe BE janë dakorduar për mekanizmat që çojnë drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve, është obligim i tyre t’ia fillojnë zbatimit menjëherë. Ndryshe, bëhen bashkëpërgjegjës për 20 vitet e kaluara ku të zhdukurit janë bërë pjesë të tregtisë politike brenda Kosovës dhe Serbisë si dhe në marrëdhëniet mes tyre.

Check Also

Bluzat e bardha dhe faqja e zezë

Nga Fatbardh RUSTEMI- Beteja me Covidin-19 u perceptua, si një përballje me “armikun e padukshëm” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + ten =