Home / Editorial / Jo identiteti, por përmbajtja (idetë, puna, vepra)!

Jo identiteti, por përmbajtja (idetë, puna, vepra)!

 

Arbër Zaimi

I kemi tre ministra të jashtëm shqiptarë në Ballkan, mbase do të mund t’i kemi edhe katër.

Por kurrë shqiptarët s’kanë qenë kaq të defaktorizuar, kaq të dobësuar në skenën ndërkombëtare në 30 vitet e fundit.

Nuk është varfëruar e dobësuar Amerika, as nuk është forcuar e pasuruar Rusia, siç kanë qejf të thonë pushtetarët që nuk duan të marrin përgjegjësitë e veta.

Thjesht, pas gjithë këtyre viteve mbështetje e investim prej perëndimit, shqiptarët nuk ndërtuan as demokraci, as ekonomi, as shtet të drejtë. Mbështetja e investimi u vodh prej politikanësh e biznesmenësh shqiptarë-antishqiptarë, u shpenzua për pasurim të padrejtë, dhe qytetarët u gënjyen me pallavra identitare kinse përparimi i tyre është kur ka më shumë shqiptarë nëpër pozita.

Nuk mjafton shqiptari në pozitë, duhen idetë proshqiptare të vijnë në pozitë, e të punohet për t’u bërë vepra.

Check Also

RUHUNI NGA MARRËDHËNIET “E SHKËLQYERA” ME GREQINË!

Nga Shaban MURATI – Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 9 =