Home / Kryesore / Jo EDI RAMA shqiptarët nuk janë hajvanë, as dembelë e as thashethemexhi! Jo, janë punëtorë por kanë dinjitet e meritojnë RESPEKT!

Jo EDI RAMA shqiptarët nuk janë hajvanë, as dembelë e as thashethemexhi! Jo, janë punëtorë por kanë dinjitet e meritojnë RESPEKT!

Nga Xhovalin DELIA –
Ju qeveritarët jeni të PADREJTË, dhe matrapazë të babëzitur janë skallvopronarët postkapitalist.
Ashtu siç po respektoni shëndetin gjyshërve, e bravo të qoftë! respekto dinjitetin e varfërisë shqiptare dhe ëndrrat e të rinjëve, që nuk po e bën e jazëk të qoftë!
Falë kësaj politike të verbër ME FITU VETËM JU, e të tjerët PABUKSA skllevër pa’ dinjitet, të rinjtë zgjedhin IKJEN më mirë se SKLLAVËRINË në shtëpinë e vet.
Ju politikanët jeni më dembelët, më të pafytyrët e më të paaftët shqiptarë në tokë.
Kapitalizmi shqiptar është më i egri e më i pashpirti në botë.
Pse?
Sepse një pjesë e mirë e tyre janë kriminelë, sepse kapitalin e kanë krijuar me krim, dhe shteti është ortak me ta.
Sot ortaklliku është i hapur, TRASPARENTE, madje i mbështetur me ligj.
E bash ju Kryeministri reformator, në të cilin unë akoma besoj, deklaron me karshillëk një ligj ku i garanton skllevër aziatikë skllavopronarlve harbut shqiptarë. Madje, sugjeron: – “kur skllevërit* aziatik të fillojnë të mësojnë shqip ndërrojini se bëhen të vetëdijshëm për skllaverinë e tyre…
O Zot! Më ra qielli mbi kokë. Mor po ky është Edi Rama që unë lëvdoj, apo një horr kopuk kapotribu me kamxhik në dorë!?!
Edhe pse naiv ju kuptoj kolonel, mission accomplished, me një gurë dy zogj.
1. EKSPORTON djemtë dhe vajzat shqiptare si skllevër rrugëve të botës,
2. IMPORTON skllevër në Shqipëri.
Pse?
a. Sepse kapitalistët e babëzitur duan vetëm të fitojnë shumë, e qeveritarët më shumë se ata,
b. sepse kryeqeveritari është aleat i skllavopronarëve dhe jo i shqiptarëve,
c. Sepse shqiptarët duhen vetëm NJË ditë, me 25 prill, ndërsa skllavopronarët MJELEN per ditë.
As vendet perëndimore, ku mirëqenia është e lartë nuk importojnë skllevër.
Pse?
Sepse i dinë fort mirë efektet kolaterale sociale, politike e raciale që prodhon ky fenomen në dukje fitimprurës.
Edi Rama, kapitalistëve të huaj u premton skllevër në Shqipëri pa sindikata, ndërsa per kapitalistët shqiptarë importon skllevër të huaj po të pambrojtur. Ky është projekt mesjetar, antinjerëzor, antishqiptar me pasoja të të jashtëzakonshme SOCIALE imediate e afatgjatë.
Zotni Kryemistër nuk e ke menduar mirë, ndaj REFLEKTO! Para se të LYPËSH duhet të mësosh të japësh! Askush e as unë nuk po të kërkon MËSHIRË. Thjeshtë të bësh detyren, 5ë jesh DREJTË!
Në Shqipëri janë të gjitha mundësitë që shqiptarët të punojnë, të fitojnë e të jetojnë në Shqipëri e me dinjitet si në më të mirin vënd mbi tokë.
Mjafton që qeveria të VJEDHË më pak e të MENDOJË më shumë për të NDARË me nikoqirllik e me drjtësi PUNËN dhe PASURINË publike në gjithë territorin shqiptar.
Është e thjeshtë. Në vend që të blesh skllevër me 400 $, punëso shqiptarët me 600$(400 punëdhënësi + 200shteti).
Blerja e skllevërve është matrapazllik imediate nga i cili fitojnë pak mizerabël matrapazë, ndërsa PUNËSIMI DINJITOZ i të rinjve shqiptarë është investim afatgjatë në dobi të Shqipërisë e avenirit të saj.
Atë çka padronët kapitalist i bënë botës me globalizmin postkapitalist, skllavopronarët harbut postkomunistë po i’a bëjnë sot Shqipërisë. Ky është një akt antishqiptar i dyfishtë dhe genocid i pa parë e përvers, në dëm të Shqipërisë.

Check Also

Ndoshta është mirë të kesh një mendje të bukur, por dhurata më e madhe është kur zbulon një zemër të bukur!

Nga Robert MARTIKO- John Nash, matematikan i famshëm amerikan, i nderuar me çmimin “Nobel”, konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + seven =