Komiteti Nobel-it shpalli të premten fituesin e asaj që shumë e konsiderojnë si çmimin më prestigjoz të botës.
Programit Botëror të Ushqimit që vepron në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i është dhënë Çmimi Nobel për Paqen 2020, për “përpjekjet në luftën kundër urisë.”
I krijuar për herë të parë në vitin 1961, Programi Botëror i Ushqimit sot i ofron ushqim 90 milion njerëzve në mbarë botën.
Çmimi i rëndësishëm iu dha “për përpjekjet e saj për të luftuar urinë, për kontributin e saj në përmirësimin e kushteve për paqe në zonat e prekura nga konflikti dhe për të vepruar si një forcë shtytëse në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti”.
Pas shkeljeve të theksuara të lirisë së shtypit në disa vende, grupet, përfshirë Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Gazetarëve pa Kufij, u cilësuan si pretendente të fortë për të fituar çmimin.
Disa gjithashtu menduan se komiteti mund të ketë zgjedhur për të nxjerrë në pah një individ apo organizatë që është e dalluar në luftimin e ndryshimeve klimaterike.