Home / Aktualitet / Jep dorëheqjen Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Meta zbulon arsyen

Jep dorëheqjen Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Meta zbulon arsyen

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije presidenti Ilir Meta.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.”, shkruan Meta.

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 20 =