Home / Bota / Jennifer Aniston merr vendimin e rëndësishëm për të adoptuar një vajzë nga jetimorja

Jennifer Aniston merr vendimin e rëndësishëm për të adoptuar një vajzë nga jetimorja

Jennifer Aniston është gati për t’u bërë nënë për herë të parë. Gjatë ribashkimit special të kastit të “Friends”, që u filmua javën e kaluar, ajo dha lajmin e rëndësishëm. Së shpejti, aktorja do të adoptojë një fëmijë.

“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Duke qenë se kanë kaluar shumë kohë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin, dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim për Closer.

Jennifer do të adoptojë një vajzë nga një jetimore në Meksikë, “Casa Hogar Sion”, dhe pritet që procedura të finalizohet në qershor të këtij viti.

Check Also

GI: Ballkani rajon kontrabande emigrantësh, droge dhe pastrimi parash

Raporti nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional e paraqet Ballkanin Perëndimor rajon kyç …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − two =