Home / Aktualitet / Jeni përdorues droge dhe keni frikë nga policia? Vendi europian merr vendimin: S’ka më burg

Jeni përdorues droge dhe keni frikë nga policia? Vendi europian merr vendimin: S’ka më burg

Norvegjia do të lehtësojë ligjet e saj të rrepta kundër përdorimit rekreativ të drogës, duke u përqëndruar më tepër te trajtimi i përdoruesve sesa arrestimi apo gjobitje për ata që kanë sasi të vogla, propozoi të premten qeveria e qendrës së djathtë të pakicës.

Kombi nordik ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në Evropë të shkaktuar nga drogërat, tregojnë të dhënat e BE-së, një fakt që qeveria shpreson ta ndryshojë, por legjislacioni është politikisht i diskutueshëm dhe mbetet e paqartë nëse do të miratohet nga parlamenti.

“Dënimi penal që ka zgjatur me dekada nuk ka funksionuar,” tha udhëheqësi i Partisë Liberale dhe Ministri i Arsimit Guri Melby në një konferencë shtypi. “Ne nuk do të qëndrojmë në vend dhe të shikojmë sesi njerëzit quhen kriminelë kur ata janë në të vërtetë të sëmurë.” perfundoi ai.

Droga, përfshirë heroinën, kokainën dhe kanabisin, do të mbetej e paligjshme dhe subjekt i konfiskimit nga policia, sipas propozimit të qeverisë. Por posedimi i sasive të vogla nuk do të dënohet më.

Në vend të kësaj, këshillimi do të bëhet i detyrueshëm dhe refuzimi për të kërkuar ndihmë mund të rezultojë në një gjobë.

E pasur me naftë dhe me një shtet bujar të mirëqenies, Norvegjia shpesh quhet ndër vendet më të mira të botës për të jetuar, duke kryesuar indeksin e vitit të kaluar të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Njerëzor, ndër të tjera.

Situata e vendit me drogën ka qenë e përzier, me një politikë të rreptë që nga disa shihet si pjesë e problemit sesa zgjidhja.

“Unë besoj se të rinjtë mund të motivohen për të ndryshuar sjelljen pa kërcënimin e forcës ose ndëshkimit penal,” tha Ministri i Shëndetësisë Bent Hoeie i Partisë Konservatore.

Kjo do ta bëjë më të lehtë për të kërkuar ndihmë kur ata kanë nevojë për të, pasi ata nuk do të kenë frikë nga burgu ose gjobat,” tha ai.

Partia e Qendrës së Norvegjisë, e cila po rritet me shpejtësi në sondazhet përpara zgjedhjeve për parlamentin në Shtator, ka kritikuar ashpër planet e qeverisë, duke argumentuar se kjo mund të çojë në më shumë përdorim të drogës, jo më pak.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Protesta në Shkup, 8 protestues të arrestuar, 7 policë të lënduar

Marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =