Home / Bota / Japonia zbulon mënyrën për “zhdukjen” e koronavirusit

Japonia zbulon mënyrën për “zhdukjen” e koronavirusit

Studiuesit japonezë thanë dje se përqendrimet e ulëta të ozonit mund të neutralizojnë grimcat e koronavirusit, duke siguruar një mënyrë që spitalet të dezinfektojnë dhomat e ekzaminimit dhe zonat e pritjes.

Shkencëtarët në Universitetin e Shëndetit Fujita thanë në një konferencë për shtyp, se ata kishin provuar se gazi i ozonit në përqendrime të vogla, në nivele të konsideruara të padëmshme për njerëzit, mund të vrasin virusin.
Eksperimenti u bë me një gjenerator ozoni në një dhomë të mbyllur me një mostër të koronavirusit. Fuqia e virusit u zvogëlua për më shumë se 90% kur iu nënshtrua ozonit të nivelit të ulët për 10 orë.
“Transmetimi i koronavirusit mund të zvogëlohet me trajtim të vazhdueshëm, me përqendrim të ulët të ozonit, madje edhe në mjedise ku njerëzit janë të pranishëm, duke përdorur këtë lloj sistemi,” tha studiuesi kryesor Takayuki Murata.
“Ne kemi parë se është veçanërisht efektive në kushte me lagështi të lartë,” shtoi ai.

Check Also

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 12 =