Home / Kryesore / JANI VRETO (1822 – 1900)

JANI VRETO (1822 – 1900)

120 vite me pare ne Athine, Jani Vreto i mbetur pa asnje mjet jetese e pa te ardhura financiare, dha shpirt ne duart e bashkefshatarit te tij, Nikolla Papajani, i cili vijonte studimet ne fakultetin e mjekesise. Shpesh atdhetari plak i thoshte mjekut te ri se “Shqiperia do te behet dhe do te kthehemi bashke ne vendin tone, atje ne Postenan.”
Vreto kontribuoi per shkollen shqipe, per alfabetin, hartoi dhe botoi tekste per nxenesit shqiptare, nga me interesantet ate me titull “Mirevetija”, nje metodike e miresjelljes per te vegjel, qe u perdor ne Mesonjetoren e Pare Shqipe te Korces.
Studentet shqiptare te Athines, pas vdekjes se rilindasit, menduan te ngrinin aty me shpenzimet e tyre nje bust per te perkujtuar plakun e shquar. Dhe njekohesisht u kujdesen per vendprehjen e tij, si te vetmit njerez qe i kishin mbetur Vretos ne kete bote dhe ne ate qytet. Sot eshtrat e Jani Vretos gjenden ne katakombet e Athines.
Rreth 90 vite me pare, profesor Safet Butka premtoi ne Leskovik ngritjen e bustit te Vretos. Duhej te kalonin shume e shume vite qe premtimi dhe amaneti i Butkes te vihej ne jete.
Me 1995 ne qender te Leskovikut, perbri shkolles qe mban emrin e Jani Vretos, u inagurua busti i tij. 🇦🇱🌹

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 16 =