Home / Investigim / Janë manipuluar shifrat/ Zbulohet mashtrimi i qeverisë me viktimat e COVID-it

Janë manipuluar shifrat/ Zbulohet mashtrimi i qeverisë me viktimat e COVID-it

Një raport i presticiozes “The Economist” i publikuar së fundmi ka nxjerrë në shesh të vërtetën e raportimit të shifrave zyrtare të viktimave të shkaktuara nga virusi vrasës COVID-19 gjatë periudhës kohore prill-korrik të vitit 2021… 

Shqipëria raportohet të ketë pasur 300% vdekje shtesë gjatë pandemisë, nisur nga fillimi në marsin e 2020-s deri më 1 shtator 2021. Sipas matjeve të bëra nga “The Economist”, në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 370 deri në 400 njerëz për 100.000 banorë, ndryshe nga raporti publik i cili është 87.1 për 100.000 banorë.

Statistikat e Shqipërisë për 100.000 banorë janë më të larta se ato të SHBA-së, Italisë apo shteteve të tjera të mëdha, ndonëse popullsia e tyre është shumë herë më e madhe se ajo e Shqipërisë.

Në një hipotezë sikur të gjitha këto vdekje të jenë nga Covid-19, sipas “The Economist”, përhapja e virusit në Shqipëri llogaritet në nivelet e 60-64%. Tregues që nga institucionet përgjegjësë nuk është konstatuar publikisht ose matur.

Në Ballkan vendi me vdekjet shtesë më të larta të paraportuara sipas “The Economist” është Maqedonia e Veriut me 520-580 për 100.000 banorë dhe më pas Bullgaria me 520-540 për 100.000.

“The Economist” tregon se sipas matjes së tyre, në të gjithë botën, vdekjet nga Covid-19, më 1 shtator 2021 arritën shifrën e 15.2 milionëve, jo sa është publikuar, 4.5 milionë. Në një shënim, “The Economist”, thotë se me 95% të dhëna, por jo 100%, vdekjet shtesë shkojnë nga 9.3 milionë në 18.1 milionë.

Shumë njerëz që vdesin ndërsa infektohen me Covid-19 nuk testohen kurrë dhe për këtë gjë nuk hyjnë në totalin zyrtar. Anasjelltas, disa njerëz vdekjet e të cilëve i atribuohen Covid-19 kishin sëmundje të tjera që mund t’i kishin përfunduar jetën e tyre në një afat të ngjashëm gjithsesi.

Po në lidhje me njerëzit që vdiqën nga shkaqe të parandalueshme gjatë pandemisë, sepse spitalet plot me pacientë me Covid-19 nuk mund t’i trajtonin?

Në të gjithë botën, gjatë periudhës prill-korrik të vitit 2021, “The Economist” raporton mbi 70.000 vdekje në ditë, nga mbi 12.000 të raportuara zyrtarisht.

Shifrat më të larta të vdekjeve shtesë apo siç i referohet media amerikane “vdekje të tepërta”, i ka India, midis 1.1 milion deri në 7 milion nga 439 mijë të raportuara, një shtesë prej 900%.

Vende si Hungaria dhe Kanadaja, janë me më pak nga se janë publikuar, ndryshe nga vendet e tjera.

Këto të dhëna bëjnë të qartë se Covid-19 ka çuar në vdekjen e shumë më shumë njerëzve sesa sugjerojnë statistikat zyrtare.

Edhe pse statistikat e vdekjeve shtesë tregojnë koston njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura ngushtë me numrin e njerëzve që janë infektuar me të. Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për njerëzit e moshuar sesa tek të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Duke mbajtur faktorët e tjerë konstantë, nevojitet një numër më i vogël i infeksioneve për të prodhuar një numër të caktuar të vdekjeve shtesë në vendet ku shumë njerëz janë të moshës mbi 65-vjeç.

Për moshën mbi 65- vjeç, vdekjet shtesë gjatë pandemisë në Shqipëri llogariten midis 2.800-3.000 për 100.000 banorë.

Check Also

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë, ngjarja regjistrohet si “vrasje”

KAVAJË – Vdekja e katër shtetasve rusë në Shqipëri vijon të mbetet e pazbardhur dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =