Home / Kryesore / Jam pro tezës se në botë ekzistojnë shkrimtarë dhe jo rryma artistike.

Jam pro tezës se në botë ekzistojnë shkrimtarë dhe jo rryma artistike.

Balil Gjini
Për argument le të marrim Odisenë e Homerit. Heroi i saj, në çastin kur po largohej, i thotë Polifemit se quhej Oudeis (që mund të përkthehet Askushi). Kqyreni mirë fjalën: Odiseu = Oedius. Dihet çfarë lidhje e fortë ekzistonte midis fjalës dhe gjësë që ajo përfaqësonte. Polifemi i lëshon mbi emrin gjëma dhe mallkime, por ato nuk zënë, sepse është një fjalë e rreme.Por Oudeis ka polivalenca të tjera kuptimore. Oudeis (Askushi) është në të vërtetë vetë Polifemi, sepse s’ka individualitet, i përket një bote arkaike. Kësisoj Homeri ja zbuluar tek fjalët atë gjë që, mijëvjeçarë më vonë, në epokën e një shoqërie plotësisht të zhvilluar, do të marrë emrin formalizëm…

Check Also

Kryeinfermierja e kalon ditëlindjen duke u shërbyer pacientëve me COVID-19

Bluzat e bardha tashmë prej muajsh luftojnë COVID-in në spitale duke lënë pas dore familjet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + fourteen =