Home / Aktualitet / “Jam ngopur me marrëzitë e tyre”/ Reagon Vuçiç pas deklaratës së Hotit për pikën doganore në Durrës

“Jam ngopur me marrëzitë e tyre”/ Reagon Vuçiç pas deklaratës së Hotit për pikën doganore në Durrës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që e ka dhënë të Premten pas takimit që ka pasur me kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën, lidhur me “një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit”.

Vuçiq është pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp që e ka mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”.

Sajti “b92.net” ka komentuar se dje është paraqitur lajmi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të kërkojë nga Shqipëria portin e Durrësit.

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiq, që ka komentuar edhe për bisedat e Kosovës me Serbinë. “Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiq, raporton “b92.net”.

Ai e ka përmendur Shqipërinë edhe kur është pyetur për testet që po bëhen për COVID-19 në Serbi. Ka thënë se Serbia bën më shumë teste se e gjithë ish-Jugosllavia së bashku, plus Shqipëria.

 

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + one =