Në kuadrin e fushatës globale “Të lirë dhe të barabartë,” të ndërmarrë nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe zbatuar në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillime, në Shqipëri fushata qw ka nisur nw vitin 2015 quhet “Jam femija yt” dhe synon të nxisë mbështetje për komunitetin LGBTI nga familja dhe shoqeria
“Nuk guxoj të dashuroj më”- shprehet A.K.
Në dukje fqinji im AK, i cili nuk pranon të identifikohet, është një njeri i qetë dhe pa probleme por sytë e tij janë gjithnjë ta palumtur dhe megjithëse më përshëndet me shumë edukatë, nuk kam pasur asnjëherë rast ta shoh duke buzëqeshur.
Një ditë kisha harruar celsin e shtëpisë në punë dhe duke më buzëqeshur si i zënë në faj më ftoi në shtëpinë e tij. E falenderova që më ftoi po nuk durova pa e pyetur pse ishte kaq i druajtur ndërkohë që kishim vite që jetonim në të njëjtin pallat.
Mendova se e dije që jam gay, u shpreh ai, këtu njerzit nuk t’i kursejnë fyerjet e talljet kur je i tillë. Pasi konstatoi që ky fakt nuk më shqetësoi fare dalëngadalë më tregoi historinë e tij, pasi më ofroi një caj të ngrohtë derisa të vinte ime shoqe me celsin e shtëpisë.
Që i vogël e kuptova që më pëlqenin shumë djemtë. Sigurisht nuk do të guxoja të bëja ndonjë hap të nxituar kundrejt tyre por fati e deshi që dikur të bija në dashuri me një djalë që banonte afër meje. Një ditë hyri në dhomën time njerka, sepse nëna nuk jetontë më, dhe na gjeti të dyve në krevatin tim. Ju luta me lot në sy të mos i tregonte babait por ajo megjithëse më premtoi e njoftoi atë menjëherë.
Babai erdhi i xhindosur dhe më përzuri nga shtëpia duke uluritur si i marrë dhe duke kërcënuar se do të shkonte te prindërit e të dashurit tim e t’u tregonte të vërtetën për djalin e tyre. I premtova që nuk do të shoqërohesha më me të nëse ai nuk do t’u tregonte prindërve të tij sepse e dija se sa te ngurtë i kishte prindërit. Cfarë më ndodhi mua nuk ishte gjë në krahasim se cfarë mund t’i ndodhte atij. Mendoj se është një zgjidhje personale e gjithkujt të flasë hapur për prirjtet e tij homoseksuale.
Për shumë e shumë vite kam jetuar në këtë shtëpi me gjyshen, e cila më pranoi por m’u lut të shkoja me të në kishë, të mos dashurohesha më me djem e të martohesha me një vazjë. Më vinte shumë keq për gjyshen, e cila e kishte humbur njërën vajzë, nënën time, dhe ishte shumë e trishtuar por me zemër të madhe. Kështuqë ja premtova priftit dhe asaj vetë se do të martohesha me një vajzë. U përpoqa, të betohem, të lidhem me shumë vajza por ndihesha aq keq sa dy herë kam tentuar t’i jap fund vetës. E tashti që edhe gjyshja nuk jeton më, jetoj ende vetëm, për të mos e thyer amanetin e saj. Jam njeriu me i palumtur i botës, më duket sikur të gjithë e dinë që jam gay dhe më shohin më shohin shtrembër, dhe vetë unë për shkak të traumave që kam kaluar nuk guxoj më të dashuroj askend.
Sipas sondazheve të kryera së fundmi, megjithë mbrojtjen ligjore kundër diskriminimit, komuniteti LGBTI vazhdon te jete i diskriminuar. Ketu përfshihet mohimi i së drejtës për martesë dhe krijimin e familjes.
Ne vitin 2015 Shqpëria u bë vendi i 28 në botë që iu bashkua fushatës globale “Të lirë dhe të barabartë,” të ndërmarrë nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe zbatuar në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin kundrejt dhunës homofobike dhe transfobike dhe diskriminimit. Personat LGBT, si të gjithë të tjerët kanë të drejtë të jetojnë të lirë nga frika, dhuna, diskriminimi dhe pabarazia.