Home / Bota / Jam 26 vjeç! Ashtu si të gjithë të rinjtë mendova se isha e paprekshme,por jo Covid19 më çoi në spital

Jam 26 vjeç! Ashtu si të gjithë të rinjtë mendova se isha e paprekshme,por jo Covid19 më çoi në spital

Unë jam 26 vjeç. Nuk kam ndonjë semundje të mëparshme ose probleme me frymëmarrjen. Kam nje jete aktive, punoj gjashtë dite në javë dhe kam hequr dore nga cigarja. Mendova se roli im në krizën aktuale shëndetësore do të ishte si një aleat për të moshuarit pasi mendova qe nuk mund te prekesha nga virusi. Por jo, unë u shtrova në spital pasi rezultova pozitiv me koronavirus.

Historia ime nisi keshtu. Me 13 Mars, vetëm disa orë pasi vendosa se do të filloja distancimin shoqërore për mirëqenien e të tjerëve, me filloi një ethe dhe dhimbje koke.

Unë u përpoqa të mos alamohesha direkt por thjesht mora masa , duke fjetur ne nje dhome me vete. Mëngjesin tjetër, pata një kollë por pas ca ditesh fillova të ndihesha më mirë dhe ethet më ishin zhdukur. Ndihesha mirënjohëse, pasi edhe nëse ky do të ishte koronavirus, unë do të kisha shumë mundësi ta kaloja lehtesisht, pasi kisha dëgjuar njerëz si vetja ime ,te rinje, qe nuk kishin pse të shqetësoheshin.

Fillova të planifikoja punën dhe gjerat e tjera qe do beja sapo te kthehesha ne pune.Por nje mbremje u zgjova në mes të natës me të dridhura, të vjella dhe gulçim. Mezi mund të flisja disa fjalë .Nuk mund të ecja deri në banjë pa u përkulur sikur të kisha vrapuar një milje. U përpoqa të ha, por zbulova se nuk mund te merrja oksigjen mjaftueshëm ndërsa haja.

Po perpiqesha te degjoja keshillat e qendrimit ne shtepi. Nga njera ane qendrova ne shtepi ,pasi mendova se nese nuk kisha Covid-19 ne spital mund te ekspozohesha ndaj tij nese shkoja per nje vizite.

Në fund të fundit, pavarsisht problemeve te mia serioze me frymëmarrjen, një pjesë e imja besonte se do të isha mirë, pasi isha e re dhe e shëndetshme.

Ndërsa isha e tronditur nga zhvillimi i simptomave të mia u shtorva ne spital. Në spital me thanë që në dhomën tjetër ishte një 30-vjeçar i cili gjithashtu pavarsisht moshes kishte përjetuar edhe probleme serioze në frymëmarrje.

Stafi i spitalit më tha gjithnje e me shume po vijne paciente te moshes sime. Sapo mora oksigjenin permes tubit, fillova të ndjeja nje lehtësim të lehtë. Pata fatin të shkoja në spital herët të marr një kujdes shumë të vëmendshëm.

Ka shumë arsye për ta marrë seriozisht Covid-19. Si pjese e gjenerates më të mëdhe në Shtetet e Bashkuara, ne mund të kemi një ndikim të madh në rrjedhën e kësaj pandemie. Distancimi ynë shoqëror është thelbësor për shëndetin e popullatave më të prekshme dhe mund të ketë një ndikim të madh në rrafshimin e kurbës. Fatkeqësisht, shumë nga gjenerata jonë dhe disa nga ata më të rinj si ne nuk po e marrin seriozisht këtë krizë të shëndetit publik. Ne po vazhdojmë të mblidhemi në grupe, të udhëtojmë ndërkombëtarisht dhe ta shohim karantinën si një pushim të zgjatur pranveror.

Ju lutem merreni seriozisht virusin.Kujdesuni per veten dhe per te tjeret.

Përshtati në shqip nga DailyMail: Marjana Ciku
©Shtypi.net

Check Also

Presidenti i PE: Vendet e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje, ose kriza ekonomike do të thellohet

Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të arrijnë marrëveshje për një plan të rimëkëmbjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =